Detyre ne Excel 1

Detyrë në Excel

  • Hap një libër të ri pune në Excel, rregullo formatin e fletës në A4, Landscape dhe ruaje me emrin: Emri Mbiemri - 11 B;
  • Hyr në Google dhe kërko për sipërfaqen dhe popullsinë e shteteve anëtare të BE-së (http://europa.eu/about-eu/countries/member-countries/index_en.htm);
  • Hap përsëri librin e punës dhe fillo të plotësosh qelizat sipas figurës:
  • Kolona A me gjerësi 16 dhe të tjerat 13; rreshti 1 me lartësi 18, të tjerët 14. Ngjyrat sipas figurës. Një vijë e hollë pas kolonës E dhe një vijë më e trashë pas rreshtit 29.
  • Shkruaj në rendin alfabetik shtetet anëtare të BE-së në kolonën A duke iu referuar edhe figurës.
  • Plotëso kolonën B dhe D me vlerat e sipërfaqeve dhe të popullsisë për çdo shtet të BE-së, duke përdorur separatorin e mijësheve (.).
  • Shkruaj formulat për rreshtat 30-34.
  • Shkruaj formulat për kolonat C, E dhe F. Numrat në kolonat C dhe E të kenë 2 shifra pas presjes dhe të jenë në %.
  • Kalo djathtas dhe pastaj qendërzo numrat.
  • Grafiku: Selekto A1:A29 dhe E1:E29 njëkohësisht (duke mbajtur të shtypur CTRL), pastaj shko te INSERT dhe kliko tek CHARTS, 3-D PIE. Rendit shtetet sipas %popullsisë zbritëse dhe me ndihmën e menusë DESIGN-SELECT DATA selekto 10 shtetet me popullsi më të madhe. Pastaj rirendit shtetet sipas alfabetit.
  • Pastaj kliko mbi grafikun e sapondërtuar dhe me ndihmën e menusë DESIGN-AD GHART ELEMENT rregullo paraqitjen si në figurë.
  • Rregullo margjinat, majtas 1,3-djathtas 0,8-të tjerat mos i ndrysho.
  • Kliko PRINT PREVIEW dhe në qoftë se është më shumë se një faqe kliko tek NO SCALING - FIT ALL COLUMS ON ONE PAGE.
  • Shko në CONTROL PANEL-SYSTEM dhe mer një pamje të Karakteristikave të kompjuterit tënd. Kaloje në PAINT dhe shtoji emrin dhe mbiemrin tënd si në figurë:
  • Pamjen e saporuajtur vendose nën grafik, djathtas tabelës.
  • Kalo në PRINT PREVIEW-PAGE SETUP. Në dritaren që hapet kalo tek HEADER/FOOTER dhe kliko tek COSTUM HEADER. Në LEFT SECTION shkruaj: EMRI MBIEMRI - Kl. 11 B. Në CENTER SECTION shkruaj: Shtetet anëtare të BE-së. Në RIGHT SECTION shkruaj: Datën. Në COSTUM FOOTER - CENTER SECTION shkuaj 1 dhe OK.
  • Ruaje përfundimisht dokumentin.
  • DËRGOJE ME EMAIL në adresën: informatike28@gmail.com si dhe...
  • PRINTOJE ME NGJYRA (në një karton të hollë, A4) dhe dorëzoje në afatin e caktuar;
  • Shiko një punë të përfunduar (natyrisht pjesa më e madhe e të dhënave janë fshirë):

Punë të mbarë!

Afatet:

11 A   -   19.01.2016
11 Ç   -   20.01.2016
11 D   -   21.01.2016
11 E   -   22.01.2016
11 F   -   25.01.2016
11 C   -   28.01.2016