Detyre ne Access 1

Detyrë në Access

  • Hap një databazë të re në Access dhe ruaje me emrin: Emri Mbiemri - 11 B.
  • Në Design View krijo tabelën e parë Lista nx me fushat: Kodi (Primary Key, Short Text, 5), Emri (Short Text, 20), Atësia (Short Text, 20), Mbiemri (Short Text, 20), Gjinia (Short Text, 1), Datëlindja (Date/Time), Me_sport (Yes/No).
  • Në Datasheet View plotësoje tabelën me 10 regjistrime sipas sqarimit më poshtë.
  • Krijo tabelën e dytë Angazhimi nx me fushat: ID (Primary Key, AutoNumber), Kodi (Short Text, 5), Lloji_punës (Short Text, 30), Lënda (Short Text, 30), Kostoja (Currency, Euro).
  • Në Datasheet View plotësoje tabelën me 20 regjistrime sipas sqarimit më poshtë.
  • Në menunë Create - Query Design krijo një query Datëlindja ime nga tabela: Lista nx, me fushat: Datëlindja, Emri, Mbiemri dhe me kriter: Datëlindjen tënde.
  • Po kështu krijo query-në e dytë Nx që merren me sport nga tabela: Lista nx, me fushat: Me_sportEmriMbiemri.
  • Krijo tani query-në e tretë Pjesëmarrësit në projekt sipas lëndëve nga dy tabelat: Lista nx dhe Angazhimi nx, me fushat: Lloji_punës, Lënda, Emri, Mbiemri.
  • Në menunë Create - Form Wizard krijo një Form Lista nx - Form nga tabela: Lista nx me të gjitha fushat dhe Layout: Columnar.
  • Në menunë Create - Report Wizard krijo një Report Raporti i pjesëmarrësve në projekt sipas lëndëve nga Query-ja Pjesmarrësit në projekt sipas lëndëve me të gjitha fushat, me nivel 1 (Lloji_punës) e nivel 2 (Lënda), Fusha Emri sipas alfabetit, me layout Stepped e orientation Portrait, me opsionin Adjust the field width so all fields fit on a page të zgjedhur.
  • Kaloje në pamjen Design View reportin që sapo krijuat, në Report Header fshini tekstin Raporti i pjesëmarrësve në projekt sipas lëndëve dhe shkruani EMRI MBIEMRI - 11 B      Raport. Mund ta zbukuroni raportin sipas sqarimit më poshtë.
  • Ruajeni përfundimisht dokumentin që krijuat dhe...
  • Dërgojeni me e-mail në adresën informatike28@gmail.com.
  • Printojeni me ngjyra raportin në një faqe (karton i hollë me ngjyrë të lehtë, A4).
  • Kujdes, respektoni afatin!

Punë të mbarë!

Afati:

11 F   -   02.05.2016
11 A   -   03.05.2016
11 Ç   -   04.05.2016
11 D   -   05.05.2016
11 E   -   06.05.2016
11 C   -   12.05.2016

projekt ne powerpoint

Projekt në PowerPoint

  • Krijoni një prezantim me temë: Aktivitetet e klasës gjatë vitit shkollor.
  • Prezantimi të përbëhet nga 6 Slide.
  • Për secilin Slide shkruani shenimet përkatëse në View - Note Page.
  • Slide i parë të përmbajë titullin e mësipërm dhe si nëntitull Emrin dhe Mbiemrin tuaj, si dhe klasën.
  • Në Slide-n e dytë të jepet një informacion i përgjithshëm mbi klasën tuaj.
  • Në Slide-n e tretë të paraqitet lista e 3 aktiviteteve të zhvilluara.
  • Tre Slidet e fundit përshkruajnë secili nga një aktivitet të zhvilluar, të shoqëruar me foto dhe objekte dekorative si ClipArt, vizatime, shkrime artistike etj.
  • Për secilin element të listës në Slide-n 3 të krijohen butona, që lidhin këtë element me aktivitetin përkatës, d.m.th. me slide-n 4, 5 ose 6.
  • Formatoni Slide-t me Design-e të ndryshme.
  • Futni numrat e Slide-ve dhe HEADER PAGE: EMRI MBIEMRI, klasa 10 B, kurse FOOTER PAGE: numrin e faqes.
  • Animoni objektet e Slide-t me ANIMATIONS dhe përdorni teknikat e kalimit të Slide-ve me TRANSITIONS.
  • Kontrolloni si duket prezantimi juaj në Slide Show.
  • Ruajeni me emrin: Emri_Mbiemri-10B.
  • Dërgojeni me e-mail në adresën: informatike28@gmail.com.
  • Printoni të 6 Slide-t në një faqe të vetme (karton i hollë me ngjyrë të lehtë A4).
  • Për afatin

Punë të mbarë!