- Hap një dokument të ri në Word, rregullo formatin e fletës në A4, Portrait, Margins (Top, Bottom, Left, Right) 2 cm dhe ruaje me emrin: Emri Mbiemri-10 B;
- Lexo me vëmendje temën mësimore që të është caktuar ty për të trajtuar në këtë detyrë;
- Hyr në Google dhe kërko informacione të vlefshme në lidhje me temën tënde; gjithashtu në Google Images kërko për pamje ilustruese për temën;
- Hap përsëri dokumentin Word dhe fillo ta plotësosh duke shkruar së pari emrin dhe mbiemrin si dhe klasën (me madhësi shkrimi 13, align right) dhe pastaj temën e detyrës (24, center);
- Fillo të shkruash përmbajtjen e temës (12, justify) duke bërë në pak rreshta një përshkrim të shkurtër të saj;
- Pastaj vazhdo ta trajtosh temën sidomos në formën e çështjeve, me pika duke i ilustruar këto me pamje, të cilat duhet të jenë të ndërthurura me shkrimin;
- E gjithë puna duhet të shtrihet patjetër në 2 faqe të plota dokumenti:
- Shko në CONTROL PANEL-SYSTEM dhe mer një pamje të Karakteristikave të kompjuterit tënd. Kaloje në PAINT dhe shtoji emrin dhe mbiemrin tënd si në figurë:
- Pamjen e saporuajtur vendose në fund të faqes 2;
- Mos harro të shkruash numrin e faqeve në INSERT-PAGE NUMBER-BOTTOM OF PAGE-CENTER:
- Ruaje përfundimisht dokumentin;
- DËRGOJE ME EMAIL në adresën: informatike28@gmail.com si dhe...
- PRINTOJE ME NGJYRA (në të dyja anët e një kartoni të hollë me ngjyrë të lehtë, A4) dhe dorëzoje në afatin e caktuar;
- Shikoni një punë të përfunduar këtu.
- Disa sqarime të rëndësishme janë këtu.
Punë të mbarë!
Afatet:
10 D - 23.11.2015
10 E - 24.11.2015
10 F - 24.11.2015
10 C - 24.11.2015
10 A - 24.11.2015
10 B - 25.11.2015
10 E - 24.11.2015
10 F - 24.11.2015
10 C - 24.11.2015
10 A - 24.11.2015
10 B - 25.11.2015