Detyre ne Access 1

Detyrë në Access

  • Hap një databazë të re në Access dhe ruaje me emrin: Emri Mbiemri - 11 B.
  • Në Design View krijo tabelën e parë Lista nx me fushat: Kodi (Primary Key, Short Text, 5), Emri (Short Text, 20), Atësia (Short Text, 20), Mbiemri (Short Text, 20), Gjinia (Short Text, 1), Datëlindja (Date/Time), Me_sport (Yes/No).
  • Në Datasheet View plotësoje tabelën me 10 regjistrime sipas sqarimit më poshtë.
  • Krijo tabelën e dytë Angazhimi nx me fushat: ID (Primary Key, AutoNumber), Kodi (Short Text, 5), Lloji_punës (Short Text, 30), Lënda (Short Text, 30), Kostoja (Currency, Euro).
  • Në Datasheet View plotësoje tabelën me 20 regjistrime sipas sqarimit më poshtë.
  • Në menunë Create - Query Design krijo një query Datëlindja ime nga tabela: Lista nx, me fushat: Datëlindja, Emri, Mbiemri dhe me kriter: Datëlindjen tënde.
  • Po kështu krijo query-në e dytë Nx që merren me sport nga tabela: Lista nx, me fushat: Me_sportEmriMbiemri.
  • Krijo tani query-në e tretë Pjesëmarrësit në projekt sipas lëndëve nga dy tabelat: Lista nx dhe Angazhimi nx, me fushat: Lloji_punës, Lënda, Emri, Mbiemri.
  • Në menunë Create - Form Wizard krijo një Form Lista nx - Form nga tabela: Lista nx me të gjitha fushat dhe Layout: Columnar.
  • Në menunë Create - Report Wizard krijo një Report Raporti i pjesëmarrësve në projekt sipas lëndëve nga Query-ja Pjesmarrësit në projekt sipas lëndëve me të gjitha fushat, me nivel 1 (Lloji_punës) e nivel 2 (Lënda), Fusha Emri sipas alfabetit, me layout Stepped e orientation Portrait, me opsionin Adjust the field width so all fields fit on a page të zgjedhur.
  • Kaloje në pamjen Design View reportin që sapo krijuat, në Report Header fshini tekstin Raporti i pjesëmarrësve në projekt sipas lëndëve dhe shkruani EMRI MBIEMRI - 11 B      Raport. Mund ta zbukuroni raportin sipas sqarimit më poshtë.
  • Ruajeni përfundimisht dokumentin që krijuat dhe...
  • Dërgojeni me e-mail në adresën informatike28@gmail.com.
  • Printojeni me ngjyra raportin në një faqe (karton i hollë me ngjyrë të lehtë, A4).
  • Kujdes, respektoni afatin!

Punë të mbarë!

Afati:

11 F   -   02.05.2016
11 A   -   03.05.2016
11 Ç   -   04.05.2016
11 D   -   05.05.2016
11 E   -   06.05.2016
11 C   -   12.05.2016

projekt ne powerpoint

Projekt në PowerPoint

  • Krijoni një prezantim me temë: Aktivitetet e klasës gjatë vitit shkollor.
  • Prezantimi të përbëhet nga 6 Slide.
  • Për secilin Slide shkruani shenimet përkatëse në View - Note Page.
  • Slide i parë të përmbajë titullin e mësipërm dhe si nëntitull Emrin dhe Mbiemrin tuaj, si dhe klasën.
  • Në Slide-n e dytë të jepet një informacion i përgjithshëm mbi klasën tuaj.
  • Në Slide-n e tretë të paraqitet lista e 3 aktiviteteve të zhvilluara.
  • Tre Slidet e fundit përshkruajnë secili nga një aktivitet të zhvilluar, të shoqëruar me foto dhe objekte dekorative si ClipArt, vizatime, shkrime artistike etj.
  • Për secilin element të listës në Slide-n 3 të krijohen butona, që lidhin këtë element me aktivitetin përkatës, d.m.th. me slide-n 4, 5 ose 6.
  • Formatoni Slide-t me Design-e të ndryshme.
  • Futni numrat e Slide-ve dhe HEADER PAGE: EMRI MBIEMRI, klasa 10 B, kurse FOOTER PAGE: numrin e faqes.
  • Animoni objektet e Slide-t me ANIMATIONS dhe përdorni teknikat e kalimit të Slide-ve me TRANSITIONS.
  • Kontrolloni si duket prezantimi juaj në Slide Show.
  • Ruajeni me emrin: Emri_Mbiemri-10B.
  • Dërgojeni me e-mail në adresën: informatike28@gmail.com.
  • Printoni të 6 Slide-t në një faqe të vetme (karton i hollë me ngjyrë të lehtë A4).
  • Për afatin

Punë të mbarë!




Detyre ne HTML 1

Detyrë në HTML


  • Shkruani kodin html për tabelën e mëposhtme:

Gjimnazi 28 Nentori
Nr. kontakti 0661234567 0671234567
+355(0)123456

Detyre ne PowerPoint 1

Detyrë në PowerPoint 1
  1. Krijoni një prezantim të ri nga Blank Slide.
  2. Vendosni si titull p.sh. Kompjuteri Personal PC.
  3. Si nëntitull vendosni Emrin dhe Mbiemrin tuaj.
  4. Ruajeni prezantimin tuaj në folderin Prezantime_PP me emrin Kompjuteri Personal.
  5. Ruajeni edhe si PowerPoint 97-2003 Presentation.
  6. Shtoni një Slide të ri me disa mënyra.
  7. Theksoni një tekst të shkruar me pika dhe nënpika.
  8. Në një Slide të ri, përmbajtjen e tekstit vendoseni në dy kolona.
  9. Provoni të përzgjidhni Slide që janë njëri pas tjetrit ose të shkëputur.
  10. Vendosni shenime në Slide.

guida-instalimi offline chrome

Alternate (offline) Google Chrome installer (Windows)

If you're having problems downloading Chrome using the standard installer at http://www.google.com/chrome, try downloading the browser using an alternate installer, available through the links below.
These alternate installers don’t require network connection to install Chrome, so you can install Chrome while being offline. Once installed, Chrome will attempt to automatically update whenever it detects that a newer version of the browser is available. However, your network configuration may prevent the browser from updating properly. It's recommended that you bookmark this page and come back periodically to manually download newer versions of Chrome. That way, you can be sure to receive important security fixes and feature improvements. You can see if updates are available by visiting the Google Chrome releases blog.
Choose between two alternate installers for Chrome:
After you've download the installer file you need, open the file and follow the instructions on the screen to complete your installation. For additional help, please visit the Chrome Help Center.

Detyre ne Dreamweaver 1

Detyrë në Dreamweaver

  • Të ndërtohet një faqe interneti në dreamweaver që të përmbajë:
    1. Baner;
    2. Meny që të bëjë lidhjen e faqeve me njëra-tjetrën;
    3. Njëra nga faqet të jetë një formular që përdoruesit ta plotësojnë;
    4. Një faqe të ketë një fotoalbum;
    5. Një faqe të ketë të dhëna rreth jush apo subjektit të cilit mund t'ju kërkojë të ndërtoni faqen;
    6. Faqet të ruajnë të njëjtën mënyrë dizenjimi.
  • Subjektin e faqes së internetit mund ta zgjidhni sipas dëshirës.
  • Punimin, pasi e ke emërtuar me emrin, mbiemrin dhe klasën tënde, dërgoje me e-mail në adresën: informatike28@gmail.com

Detyre per h/w dhe s/w

Detyrë mbi kompjuterin dhe programet



  • Hap një dokument të ri në Word, rregullo formatin e fletës në A4, Portrait, Margins (Top, Bottom, Left, Right) 2 cm dhe ruaje me emrin: Emri Mbiemri-10 B;
  • Lexo me vëmendje temën mësimore që të është caktuar ty për të trajtuar në këtë detyrë;
  • Hyr në Google dhe kërko informacione të vlefshme në lidhje me temën tënde; gjithashtu në Google Images kërko për pamje ilustruese për temën;
  • Hap përsëri dokumentin Word dhe fillo ta plotësosh duke shkruar së pari emrin dhe mbiemrin si dhe klasën (me madhësi shkrimi 13, align right) dhe pastaj temën e detyrës (24, center);
  • Fillo të shkruash përmbajtjen e temës (12, justify) duke bërë në pak rreshta një përshkrim të shkurtër të saj;
  • Pastaj vazhdo ta trajtosh temën sidomos në formën e çështjeve, me pika duke i ilustruar këto me pamje, të cilat duhet të jenë të ndërthurura me shkrimin;
  • E gjithë puna duhet të shtrihet patjetër në 2 faqe të plota dokumenti:
  • Shko në CONTROL PANEL-SYSTEM dhe mer një pamje të Karakteristikave të kompjuterit tënd. Kaloje në PAINT dhe shtoji emrin dhe mbiemrin tënd si në figurë:
  • Pamjen e saporuajtur vendose në fund të faqes 2;
  • Mos harro të shkruash numrin e faqeve në INSERT-PAGE NUMBER-BOTTOM OF PAGE-CENTER:
  • Ruaje përfundimisht dokumentin;
  • DËRGOJE ME EMAIL në adresën: informatike28@gmail.com si dhe...
  • PRINTOJE ME NGJYRA (në të dyja anët e një kartoni të hollë me ngjyrë të lehtë, A4) dhe dorëzoje në afatin e caktuar;
  • Shikoni një punë të përfunduar këtu.
  • Disa sqarime të rëndësishme janë këtu.


  • Punë të mbarë!

Afatet:

10 D   -   23.11.2015
10 E   -   24.11.2015
10 F   -   24.11.2015
10 C   -   24.11.2015
10 A   -   24.11.2015
10 B   -   25.11.2015